Merret vendimi për personin që vrau vëllain në Rahovec

Më 11 shkurt, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai kishte vrarë vëllain me qëllim të përfitimit të pasurisë së tij. Ai së pari e kishte vrarë e pastaj djegur vëllain e tij.

E sot Gjykata Themelore e Gjakovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit G. K., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes së rëndë.

“I pandehuri G. K. me 11 shkurt 2020, rreth orës 11:00në fshatin Bërnjak të Rahovecit,me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij B.K. Në ditën kritike i pandehuri shkon në shtëpinë e të ndjerit, dhe pasi futet nga dera e kuzhinës gjuan me pistolete tre-katër(3-4) herë në drejtim të të ndjerit, i cili në ato momente gjendej i shtrirë në divan, duke biseduar në telefon. Pas kësaj ngjarje i pandehuri G.K. largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të shtëpisë së tij, për tu rikthyer në vendin e krimit pas shtatë-tetë (7-8) orësh, dhe pasi merr trupin e pajetë duke e tërhequr zvarrë me batanije, e nxjerr në oborr prapa shtëpisë, e mbulon me gjësende të ndryshme dhe i vë flakën. Me qëllim që të zhduk gjurmët, mbetjet dhe pjesë të kockave të të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në skaj të rrugës së lagjes”, thuhet në njoftim.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 09prill2020 dhe do të zgjasë deri më 09maj 2020.