Miftaraj: BE-ja i vendos sanksione Kosovës, Kosova Edi Ramës

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarja, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti rreth një takimi të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Miftaraj ka thënë se teksa Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione Kosovës, Kosova të njëjtën kohë është duke i vendosur sanksione Ramës.

“Bashkimi Evropian sanksione Kosovës, Kosova sanksione Edi Ramës”,  ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Kujtojmë se të mërkurën Kurti ka deklaruar se me Ramën do të takohet nëse mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive që ishte anuluar më 14 qershor.