Miftaraj: Vetëm Radojçiqi, jugo-nostalgjikët dhe përkrahësit e tyre nuk e dojnë këtë simbol

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka postuar logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkruar se vetëm përkrahësve të Milan Radojciqit, jugonostalgjikëve dhe përkrahësve të tyre nuk u pëlqen simboli që përfaqëson luftën e shenjtë të UÇK-së.

“Vetëm Radojçiqi, jugo-nostalgjikët dhe përkrahësit e tyre nuk e dojnë këtë simbol dhe atë që përfaqëson lufta e shenjtë e UÇK,” – ka shkruar Miftaraj.