Ministrja Rizvanolli ndërhynë në zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv në Telekom

Në ditën kur kandidatëve i janë caktuar intervistat për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton Telekomin. Në këtë mënyrë, duke i dhënë mbështetje direkte kandidates znj. Burbuqe Hana e cila aktualisht është U.D Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit, raporton GazetaBlic.

Organizatat të cilat kanë përcjellur ngjarjen e kanë cilësuar këtë vizitë, si ndërhyrje direkte dhe presion tek komisioni përzgjedhës,.

Ndërsa sa i përket, deklarimeve të ministres Rizvanolli për zgjerimin e shërbimeve të Telekomit në komunat veriore, burimet nga Telekomi tregojnë se ka shërbime të shumta në veri qysh nga koha kur kryeshef ekzekutiv ishte, Etrur Rrustemaj, Shyqeri Haxha e të tjerë.

Pra, në veri ka antena të telefonisë mobile dhe gjatë kësaj kohe ekipi teknik i Telekomit ndërhyn vetëm kur ka ndonjë problem teknik, në evitimin e tyre.