Mirush Kabashi në karrocë pas radioterapisë, sëmundja nuk ia zbeh buzëqeshjen

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi është i sëmurë rëndë prej dy vitesh.

Ai ka bërë radioterapinë për ta trajtuar sëmundjen nga e cila vuan dhe në përfundim të saj, një punonjëse e një spitali privat ka publikuar një fotografi bashkë me të.

Pavarësisht sëmundjes, Mirush Kabashi shfaqet i qeshur dhe plot pozitivitet.

Ikona e filmit festoi një muaj më parë 72 vjetorin e lindjes.

Mirush Kabashi është një aktor shqiptar me origjinë nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.