Momenti kur policia e Kosovës iu shkruan “tiketa” 223 personave në “Princesha Palace”

223 persona kishin shkuar sonte në lokalin “Princesha Palace”, për tu argëtuar me muzikë tallava.

Lokali i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, u bastisë nga Njësitë Speciale të Kosovës menjëherë pas raportimit të IndeksOnline, me ç’rast edhe u gjobitën për shkelje të masava anti-Covid.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se mbi 223 persona janë gjobitur me nga 35 euro, derisa vet pronari me 2 mijë euro.