Momenti kur studenti ndërpreu Kryeministrin, ndërhyn garda për ta larguar nga salla (video)

Ora News ka siguruar videon, ku një student i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Në video tregohet se studenti është mbërthyer nga forcat e gardës, ndërsa ai vijon replikën e tij me Kryeministrin.

Në video tregohet momenti kur studenti merret me forcë nga punonjësit e gardës dhe nxirret nga jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve.

Kujtojmë se gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë, gjatë fjalës së Kryeministrit Edi Rama, studenti e ndërpreu atë duke i kujtuar se të rinjtë po largohen. Ndërsa ai përdori fjalën “arratisje”, Kryeministri bëri ironi duke u shprehur se “duhet të ishte subjekt i mjekimit.