Momenti shokues: Stuhia i merr karrocën me gjithë foshnje, djalin ia hedh në mes të rrugës (video)

Një stuhi me forcën e uraganit ka goditur Europën Veriore. Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete angleze, veçanërisht në veri të Anglisë.

Një video që qarkullon online tregon momentin shokues kur babai përpiqet të ndihmojë fëmijët.

Era e fortë rrëzoi djalin e vogël ndërsa mori me vete dhe karrocën me fëmijën në të. Videoja u regjistrua dje pasdite në Lancashire.

Kalimtarët të tronditur bërtitën pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga një makinë

Për fat të mirë babai veproi në kohë  ndërsa moment I frikshëm u kap nga një kalimtar.