Morina: Të merresh me një çështje të kaluar, e cila nuk mund të zhbëhet, do të thot të shikosh prapa

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qeverinë e cila, sipas tij, po mundohet të rikthej tema të kaluara me qëllim që ti shmangë temat e pakëndshme të Brukselit, shkruan Fokusi.info.

Të merresh me një çështje të kaluar, e cila nuk mund të zhbëhet, do të thot të shikosh prapa, shkruan tutje Morina.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Pushteti i ri po mundohet të rikthej tema të kaluara, siç është tema e privatizimeve, me qëllim që ti shmangë temat e pakëndshme të Brukselit, dhe të gabimeve në qeverisjen aktuale.

Të merresh me një çështje të kaluar, e cila nuk mund të zhbëhet do të thot të shikosh prapa.
E të shikosh prapa, nuk mund të ecësh përpara.

Tash shtrohet pyetja, po di, apo s’po di të kritikoj?!

Nëse kryeministri mendon se duhet ta bëj kritikën siç e ka bërë ai sa ka qenë në opozitë, e falenderoj shumë, por nuk mundem, sepse nuk e kam as moshën për të gjuajtur me gurë, e as për të hedhur mollotov./Fokusi.info/