Morina: Të njëjtit njerëz të PDK-së, që ua kritikoja qeverisjen, tash janë bërë shtylla mbrojtëse të VV-së

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se të njëjtit njerëz të PDK-së, që ua kritikonte qeverisjen, tash janë bërë shtylla mbrojtëse të VV-së, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Shoh mjaftë njerëz që pas 20 vjetesh e kanë kuptuar që Qeverisja e komandantëve paska qenë e gabuar, bile që paskan qenë edhe tradhtar të kombit shqiptar. Shoh plot njerëz, që kritikat e mija ndaj lidershipit të PDK, por edhe të qeverisjes në përgjithësi, i vlerësonin si jorealiste duke organizuar edhe propagandë që të më izolonin edhe nga familja ime, se lere më nga rrethi apo shoqëria. Më dërguan deri në atë pikë, që mos të kisha mundësi të jetoja në Kosovë. Tash të njëjtit më akuzojnë që unë po mbrojë atë politikë të cilën dikur e kritikoja, atë politikë e cila më linqoj si padashje. Më kritikojnë ata që deri para pak vitesh, kanë bërë çmos që kritika ime të mos depërtoj as deri te dera e dhomës sime.

Kur dikur unë flija nëpër konvikte, vet i dyti, se s’kishte vend, dikush tjetër ishte ambasador, ishte amsamblist, ishte deputet, ishte tifoz i zellshëm i pushtetit. Dhe sot qohet e më tregon mua se çfar qeverisje të keqe paska bërë PDK-ja. Të njëjtit janë bërë shtylla mbrotjëse e VV, e cila pretendon se do ta bëj qeverisjen e mirë.

Eh, më falni, por nuk ju besoj fare. Por ju vazhdoni të vraponi si Muqa pas daisë, se atë punë e keni bërë gjithmonë.