Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat do të sillen nga 30 deri në 35 gradë celsius. Nata dhe mëngjesi do të jenë të freskëta por gjatë ditës priten ngritje rapide të temperaturave.

Rekomandohet që personat e moshuar, fëmijet dhe personat me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rrezet diellore nga ora 11:00 deri në orën 16:00 më shumë se 20 minuta.

Edhe ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të ngashëm në tërë rajonin, me netë dhe mëngjese të freskëta dhe me ditë mjaft të nxehta./Meteoballkan