Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi me ngrica dhe me mundësi për mjegull, gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Priten ngritje të temperaturave por edhe erëra mesatare deri të fuqishme në disa rajone nga jugu dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta, pak më të theksuara në disa rajone të Shqipërisë ku mund të ketë ndonjë rigë të dobët dhe afatshkurtër shiu.

Për fundjavë na pret një mot tërësisht pranveror. Priten temperatura pranverore dhe intervale të gjata kohore me diell, megjithatë të dielën do të ketë më shumë vranësira dhe edhe mundësi për riga shiu por do të mbetet mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të hënën dhe të martën priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore. Të martën do të kemi fuqizim të erërave jugore shenjë kjo se cikloni është afër./Meteoballkan