Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Dita e parë e muajit Shkurt do ti përngjajë më shumë pranverës së vërtetë se sa dimrit.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Mund të ketë vranësira të pakta. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 16 gradë Celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri dhe rajon nesër do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Në disa rajone në Shqipëri do të ketë pak më shumë vranësira.

Nga e diela deri të martën do të kemi mot pranveror, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Të martën do të vazhdojë të jetë nxehtë por pritet fuqizim i erërave jugore. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror. Fillimisht do të ketë reshje të dendura shiu, kurse me uljen e temperaturave dhe fuqizimin e erërave veriore vonë gjatë natës do të fillojnë edhe reshjet e borës në shumë rajone./Meteoballkan