Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të enjten dhe të premten pranverë e vërtetë me temperatura maksimale mbi 20 gradë Celsius.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por do të ketë edhe intervale kohore me diell. Pritet stabilizim gradual i kushteve të motit dhe ngritje graduale por substanciale të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave.

Pasnesër dhe të premtën do të kemi pranverë të vërtetë si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Priten rreze të shumta diellore dhe ngritje të theksuara të temperaturave të cilat ato maksimale do të arrijnë dhe tejkalojnë shifrën 20 gradë Celsius duke përfshirë edhe Kosovën.

Në fundjavë do të ketë përkeqësim të motit me shtim të vranësirave, ulje të temperaturave dhe reshje atmosferike./Meteoballkan