Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët dhe me shumë rreze diellore. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe erërat do të fillojnë të dobësohen, por ende do të ketë erëra verilindore.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i kthjellët, stabil dhe i ngrohtë me ngritje të mëtutjeshme temperaturave.

Të premten në tërë rajonin tonë do të mbajë mot i vërtetë pranveror. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme.

Mot i ngrohtë do të mbajë edhe për fundjavë por vende-vende pritet të ketë shtim ose zhvillim të vranësirave. Reshje atmosferike nuk priten.

Përkeqësim të mundshëm i motit pritet të kemi ditën e martë kur mbi rajonin tonë do të depërtojë një front i fuqishëm i ftohtë ajror. Priten edhe reshje shiu dhe gjithashtu edhe mundësi për reshje kalimtare bore veçanërisht në viset kodrinore-malore./Meteoballkan