Moti për ditët në vazhdim

Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Të enjten do të vijojë mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Fokusi.info/