Moti sot

Në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i kthjellët dhe me diell. Do të vazhdojë të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 ajo minimale deri në 19 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të jenë tipike pranverore në tërë rajonin.

Nga e enjta do të vazhdojë moti i ngrohtë, por me mundësi për ulje të lehta të temperaturave ditore. Priten edhe kalime vranësirash lokale, ndërsa nga e premta mund të ketë kushte edhe për rrebeshe afatshkurtra lokale shiu.
Të dielën vonë reshje më intensive shiu e në Shqipëri rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë.