Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i këndshëm, stabil dhe i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët ndërsa dita sikur pranverë e vërtetë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Edhe nesër në tërë rajonin tonë na pret mot i vërtetë pranveror me rreze të shumta diellore të cilat mund të pengohen ngapak nga grimcat e pluhurit Saharian.

Edhe të shtunën na pret mot i ngrohtë, por në Kosovë do të fillojë ulja graduale e temperaturave si dhe me mundësi për zhvillim lokal të vranësirave të cilat mund të sjellin ndonjë rigë të dobët shiu në disa rajone.

Nga e diela ulje e temperaturave në tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell, vranësira lokale, erëra veriore dhe verilindore dhe ndonjë rigë e dobët shiu në ndonjë rajon ose fjollë të dobët afatshkurtër në disa vise malore. Në shumicën e vendeve tona nuk priten reshje atmosferike./Meteoballkan