Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat nuk pritet të sjellin reshje atmosferike.

Në Shqipëri do të ketë shumë më shumë vranësira sidomos në jug të vendit ku mund të ketë edhe reshje lokale shiu, kurse në pjesën veriore të vendit do të pasojnë kthjellimet graduale.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell.

Në përgjithësi dita e nesërme do të jetë e freskët në tërë rajonin për shkak të erërave të freskëta verilindore, por gjithsesi do të jetë më nxehtë se sot.

Pasnesër ose të Premtën në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pritet të jetë pak më nxehtë se nesër.

Të shtunën dhe të dielën erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga jugu. Priten ngritje të temperaturave, intervale kohore të gjata me diell por edhe vranësira herë pas here.

Të dielën pasdite mund të ketë edhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.