Moti sot në Kosovë

Edhe sot vendi ynë do të jetë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” me temperatura afrikane.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot të kthjellët, përjashtuar ditën e enjte, ku rrëzë maleve do të paraqiten vranësira të herë pas hershme, kryesisht në mesditë dhe orët vijuese.

Temperaturat priten të shënojnë rritje, krahasuar me ditët e fundit, duke lëvizur ndërmjet 12-16 gradë minimalet dhe 32-35 gradë maksimalet.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj, kontakti me rrezet direkt të diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.