Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Adriatik e cila do të influencojë në Shqipëri mot të paqëndrueshëm.

Sot priten vranësira mesatare deri të dendura  të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore dhe zonën qendrore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   15/26°C

Zonat e  ulëta    18/31°C

Zonat  bregdetare  22/29°C