Mustafa: Do ta largojë nga lista për deputet Haki Raçin nëse ka pasur problem me ligjin

Pas raportimit në medie se kandidati i LDK-së për deputet Haki Raqi ishte i dënuar më parë për korrupsion, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se do të veprohet sipas ligjit edhe për Raçin dhe çdo kandidat që ka pasur dhe ka problem me ligjin.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha.net”, ka shkruar Mustafa.