Mustafa: Haxhi Avdylin nuk e konsideroj deputet të LDK-së

“Çdokush që i plotëson kriteret kushtetuese, ka të drejtë të pretendojë për president të vendit. Kemi nevojë për një frymëmarrje pas arrestimit të presidentit. Të mos ngarendim në atë zyre, e të tregojmë dinjitet. Një president do të zgjidhet, tani ose pas zgjedhjeve”. Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhënë Periskopit sot në mëngjes që ka shtyrë sulme të ashpra të deputetit Haxhi Avdyli ndaj kryetarit të partisë.

Mirëpo, Isa Mustafa tash në një deklaratë për Kohën, thotë se as nuk e llogaritë Haxhi Avdulin deputet të LDK-së”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur

“Nuk e konsideroj Haxhi Avdylin deputet të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Avdyli përmes një postimi, sot, në Facebook, e ka quajtur Mustafën politikan të dështuar, duke e akuzuar që e ka rrëzuar LDK-në për toke.

“P.sh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa fol kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shikojmë veç çka kërkon PDK”, ka thënë ai.

“Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që çdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithçka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhur koha që të flasim hapur dhe të refuzojmë këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.