Menu Mbylle

Mustafa i kundërpërgjigjet ashpër Haki Abazit: Shko te mjeku e kontrollohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka veç një përgjigje për Haki Abazin e VV’së, i cili tha sot se Mustafa duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe tre përqindëshin.

Haki Abazi i Vetëvendosjes sot ka thënë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe Fondin e Trepërqindëshit

Por, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk e ka ndërmend të merret më shumë me deklaratat e Abazit.

“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express kur është pyetur se si i komenton deklaratat e Abazit ndaj tij.