“Na ka vjedhur 22 herë 3 muajt e fundit”/ Hajduti 55-vjeçar bën vjedhjen e radhës me një televizor 70’’

Një hajdut 55-vjeçar ka tentuar të vjedhë një televizor 70’’ në Siatl. Pamjet nga kamerat e sigurisë e kanë kapur duke ecur me guxim drejt daljes edhe pse punonjësit janë përpjekur ta ndalojnë. Megjithatë, hajduti ka arritur të dalë nga dyqani, por aty e ka pritur policia e cila e arrestoi.

Një nga efektivët e policisë e ka njohur atë, duke thënë se hajduti ka kryer shumë vjedhje kohën e fundit, gjë që e ka konfirmuar edhe dyqani teksa ka thënë se 55-vjeçari kishte vjedhur 22 herë sende me vlerë 6,000 dollarë, tre muajt e fundit.

Burimi: www.gazzetta.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA