Naim Miftari ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka dërguar me dhjetëra ftesa për paraqitje në Hagë vetëm gjatë këtyre 2-3 ditëve.

Ndër të ftuarit e kësaj Gjykate është edhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së Naim Miftari nga fshati Beçuk i komunës së Vushtrrisë

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me datën 4, 5 dhe 6 nëntor është i ftuar në Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar me datën 4, 5, 6, nëntor jam i ftuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë si ish-pjesëtar dhe epror i UÇK/TMK-së ku pata nderin të jem pjes e luftës shumë të drejt çlirimtare të Kosovës 1998/99/2000, kësaj ftese do ti përgjigjem pozitivisht dhe me shumë qetësi. Brenda kësaj fundjave do ju njoftoj ma gjerësisht me informacione shtesë rreth kësaj ftese.