Nasim Haradinaj flet për Rrustem Berishën: Katër herë kam shtyrë urdhrin për shkarkimin e tij në Koshare

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ish-komandant në Betejën e Koshares, ka thënë se Ministri i tanishëm i FSK-së i ka shkelur atij marrëveshjen.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë marrë vesh që për Kosharen të flasin vetëm Nasim Haradinaj, Rrustem Berisha dhe Xhafer Gashi.

“Rrustem Berisha nuk e ka realizuar kurrë atë marrëveshje, madje e ka thyer atë marrëveshje…Edhe sot i them, të mos vonohet Rrustem Berisha të ulet me mua, pavarësisht nëse është apo jo ministër”, tha ai, përcjell Telegrafi.