Ndahet nga jeta veterani Sali Gashi

Ndahet nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, nga fshati Sferkë i komunës së Klinës, Sali Muharrem Gashi, shkruan Fokusi.info.

I ndjeri ishte Komandant i Kompanisë së dytë, brigada 122 “Imer Krasniqi”.

Lajmin e ka dhënë OVL UÇK në Klinë.

Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Komandantit të Kompanisë së dytë Brigadës 122 Imer Krasniqi, Sali Muharrem Gashi nga Sferka.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 12.04 2021 në ora 15:00 në varrezat e fshatit./Fokusi.info/