Ndërkohë që luftonte në spital me Covid-19, humbi babain

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj është shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, por përballja e tij me virusin e rrezikshëm nuk ka qenë e lehtë.  Gentit i është dashur ndihma mjekësore në spital për të luftuar me Covidin dhe pas 14 ditësh i shtruar për kurim, është negativizuar.

Por ndërkohë që vetë ishte në spital, Genti ka marrë një lajm të hidhur.

I njëjti virus me të cilin ai po luftonte, i ka marrë jetën babait të tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë?”, shkruan sot Genti në Instagram, ku flet dhe për gjendjen e tij të rënduar shpirtërore nga humbja e madhe e shkruan për “shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”.

“Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime.

Faleminderit Dok @gentian_huti Dok Amarildo Hidri . Inf Aida.Orkidea..Aureli.Anxhelo..Suela. .Aurela .Xhesi .Diana .Kristina. Olsa dhe ekipit te fizioterapise.Faleminderit Dok Perlat Kapisyzi . Ndjesê nese kam harruar ndonjë emer
Faleminderit nga thellësia e zemres.Zoti ju bekoftë “, shkruan Genti per mjeket.

Pak ditë më parë, vetë Genti postoi një foto me të atin, dhe një dedikim prekës, ku njoftonte lajmin e trishtë për vdekjen e babait për shkak të koronavirusit.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.

Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..

Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkruante Genti