Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Nazmi (Zenel) Kastrati, varrimi bëhet nesër

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së Nazmi (Zenel) Kastrati.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë familjarët.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më 29.09.2019 ndërroi jetë më i dashuri ynë Nazmi (Zenel) Kastrati”, thuhet në njoftimin e familjes.

Varrimi i të ndjerit bëhet më 30.09.2019 në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri (Dragodan)./Fokusi.info/