Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Ragip Mulaku, varrimi bëhet sot

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip (Shaip) Mulaku.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 1 korrik 2019 në Komoran të komunës së Drenasit.

Homazhet bëhen në shkollën e fshatit Kishnarekë prej ores 17:00, ndërsa varrimi në ora 18:00 në Komoran, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.