Ndërron jetë eprori i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Ali Potera

Doktori dhe ish pjesëtari i UÇK-së Skender Murati para pak çastesh ka njoftuar se ka ndëruar jetë ish pjesëtari dhe komandanti i UÇK-së nga ZO e Llapit, Ali Potera, shkruan Fokusi.info.

Ky është postimi i Muratit:

Shpejt na ike bashkêluftetari, shoku, bashkevendasi im Ali Potera.

Kujtimet për ty, do të mbesin gjithmonë të freskta për gjithëçka çfarë bëre në shërbim të vendit, familjes, miqve.

Lamtumire!