Ndërron jetë i riu nga Gjakova, ra me veturë në lumin Erenik

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person i cili ka rënë me veturë në lumin Erenik, ndërsa një tjetër është lënduar.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka ka thënë për lajmi.net se dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ku si pasojë, një 20 vjeçar me inicialet A.G ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, pasi që me veturë kanë rënë nga ura në lumin Erenik. Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Shkugës dhe pasi humb kontrollin godet mbrojtëset e urës mbi lumin Erenik dhe bie në lumë, ndërsa pasagjeri J.T., kishte dalë nga vetura dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut per jetë”, ka thënë Gjoka.

Gjoka tha se vozitësi me inicialet A.G, është nxjerrë pa shenja jete me ndihmën e zjarrfikësve dhe autoambulancës.