Ndërron jetë veterani i UÇK-së Bashkim Isufi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Isufi, nga fshati Klinë e Poshtme i komunës së Skënderajt, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë bashkëluftëtarët, ndërkohë që varrimi i tij bëhet sot 02.07.2020 në ora 14:00 tek varrezat e fshatit Klinë e Poshtme./Fokusi.info/