Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Mursel Ferati

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Mursel Ferati, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë OVL UÇK dega në Mitrovicë.

Njoftimi

E nderuara familja Ferati, jemi thellësisht të prekur e të pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftetari të UÇK-së Mursel Ferati.

I ndjeri ishte ushtarë i luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Shalës në Brigadën,141,” Mehë Uka”.

Kontributi, sakrifica ishte shumë e madhe gjatë kohës kur ishte shumë e nevojshme në përballje me armikun shekullor.

Ne jemi shumë falënderues e mirënjohës për trimërinë dhe veprimtarinë, guximin që pate Çlirimtarë, çdo herë do të kujtojmë të gjithë familjarët, shokët e bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Me datën 26.12.2022, në ora 14:00, do te bëhet varrimi në varrezat e të merituarve në Shipol të Mitrovicës.

Ngushëllime Familjes Ferati shokëve e bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Qoftë banor i xhenetit, amin!

Kryetari i OVL- UÇK-së
Dega në Mitrovicë
z. Rafet Ibishi