Ndërron jetë veterani – invalidi i luftës së UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani dhe invalidi i luftës së UÇK’së, Ekrem Pajaziti nga fshati Shalë i Lipjanit, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë OVL UÇK dega në Lypjan.

LAJM MORTOR:

Posa morëm lajmin e hidhur që pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka ndërruar jetë Luftëtari dhe Invalidi i luftës të UÇK-së EKREM HAMIT PAJAZITI nga fshati Shalë. I ndjeri i ishte bashkangjitur bashkëluftëtarëve në fillim të luftës dhe luftoi kundër okupatorit serb deri ne çlirimin e plotë të Atdheut. Për varrimin e të ndjerit do të ju njoftojmë.

Ngushëllime familjes Pajaziti, shokëve të luftës dhe të gjithë atyre që e njohën. I lehtë i qoftë dheu i Dardanisë që aq shumë e dashti.

Zoti e pastë shpërbly me Parajsë.
Kryetari i degës
A. M.