Në Himarë, gomonia godet për vdekje 5-vjeçarin teksa lahej në det

Një mjet lundrues tip gomone ka goditur një fëmijë në Himarë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Potam, ndërsa fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje”.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.