Në Kabash të Prizrenit shihet Hundrraku, një nga gjarpërinjët më të rrezikshëm në Evropë

IndeksOnline kishte raportuar ditë më parë se si në fshatin Lëbushe të Komunës së Deçanit, banorët kanë hasur një ndër gjarpërinjët më të rrezikshëm në Evropë.

Bëhet fjalë për Hundrrakun i cili është parë edhe në malet e Kabashit në Prizren.

Lexuesit e IndeksOnline kanë treguar se një gjarpër i tillë e që njihet si ndër më helmuesit në Evropë, po shihet nëpër vende të ndryshme në Kosovë.