Në kohë pandemie: Simpatizantët e Vetëvendosjes bëjnë thirrje të dalin në protesta

Edhe zyrtarisht thirrjet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për rezistencë, kanë bërë që simpatizantët e Vetëvendosjes të bëjnë thirrje për protesta në sheshin ‘Skënderbe’ të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Pas masave kufizuese më 4 maj, simpatizantët e Vetëvendosjes kanë bërë thirrje përmes rrjetit social Facebook të dalin në protesta.

Siç thuhet në evenimentin e tyre të organizuar në Facebook, të gjithë simpatizantë e Vetëvendosjes të dalin në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Ndër tjera në njoftimin e tyre thuhet se këtë simpatizant duan zgjedhje të reja dhe qeveri legjitime, duke bërë thirrje kështu që të përgatiten për zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo ndërkohë kujtojmë se e gjithë bota është në izolim për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje që mos të dilet jashtë shtëpive dhe të mbahet distancë sociale për shkak të mos përhapjes së pandemisë.