Në Munich të Gjermanisë është mbajtur tubimi i madh humanitar

Humanisti i njohur Halil Kastrati, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, Dr. Musa Musai, Fersan Jahiu, Hevzi Hasani, si dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, morën pjesë në tubimin humanitar të organizuar mbrëmë  nga Ilir Sinani në Munich të Gjermanisë.

Në këtë tubim, me pjesëmarrje të shumë bashkatdhetarëve, u premtua ndihma për fëmijët jetimë të Kosovës, por edhe studentët.

Në një prononcim për Fokusi.info, Kryetari i OVL UÇK-së, na tha se kishte nderin të ishte pjesëmarrës në këtë tubim humanitar dhe i ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti, si dhe ka pasur takime me ambasadorin e Kosovës Afrim Nura dhe ambasadorin e Shqipërisë.