Në shesh bëhen ‘prova për protesta’

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë disa qytetarë janë tubuar duke thënë se po bëjnë prova për protesta.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale ata shihen duke respektuar distancën dhe të pajisur me doreza dhe maska, njofton Klan Kosova.

Këto video janë publikuar në grupin më mbi 130 mijë përdorues “meKryeministrin” në Facebook.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, e cila tha se ky grup nuk ka kërkuar leje për protestë në polici dhe nuk dihet se kush e ka organizuar.