Në Shqipëri rriten shifrat e të infektuarve me COVID 19, pesë të vdekur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social ka bërë të ditur për situatën me COVID19 në 24 orët e fundit si vijon.

Janë kryer 3856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.