Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka bërë thirrje publike për bashkëpunim, për të ndihmuar në gjetjen e një personi, i cili dyshohet për një therje me thikë.

Në njoftim theksohet se Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, prandaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për informata shtesë.

”Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast –

– Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë]

Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuar, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të identifikoj personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.

Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18 – 25 vjeçar dhe jeton dikund në një shtete perëndimor. Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.