Nesër Kuvendi mblidhet në seancë solemne

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë solemne me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të fillojë nga ora 12:00.

5 marsi shënon ditën e rezistencës dhe rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Prekaz.