Nexhat Krasniqit me familje i ndalohet hyrja në ShBA

Shtetet e Bashkuara e kanë caktuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në ShBA, “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller, ka treguar se përse vendi e ka sanksionuar Krasniqin.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese ‘Eltoni’”.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Kosovë që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky përcaktim ripohon përkushtimin e ShBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, ka thënë Matthew Miller.

Departamenti ka caktuar edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona Krasniqi dhe Olti Krasniqi, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. /Klankosova.tv