Nga kjo datë Gjykata Speciale fillon pushimet dimërore

Gjykata Speciale ka njoftuar se duke filluar nga 21 dhjetori do të jenë në pushim dimëror.

Në kalendarin e ngjarjeve të kësaj gjykate bëhet e ditur se për 11 ditë nuk do të punojnë me punët juridike.

Gjykata do t’i kthehet punës në fillim të vitit të ri, më 1 janar.

Aktualisht, në paraburgim të kësaj Gjykate janë duke u mbajtur ish krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Hysni Gucati.