Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e hënë, 4 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë peticionet. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Këshillin Ekonomiko-Social. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10.00)

Mbahet mbledhja e dytë e KK të Gjakovës. (Objekti i komunës, kati i katërt, rruga ‘UÇK’, ora 10.00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Financave Bedri Hamza dhe ai i Inovacionit Besim Beqaj marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.(Universiteti i Mitrovicës, Objekti i Ri UMIB në Rektorat, ora  11.30)

Agjenda e vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Gjilanit:

Takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, objekti i Komunës (Ora 12:00)

Vizitë kompanisë “Frutomania”, në Kravaricë; (Ora 13:00)

Vizitë në fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve “Konsoni”, në Livoç; (Ora 14:00)

Vizitë në fabrikën e pijeve dhe vajit “Floil”, në Velekincë; (Ora 15:00)

Vizitë në fabrikën e përpunimit të mishit “Kalabria”, në Velekincë. (Ora 16:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe

Ndërmarrësi mban mbledhjen e radhës ku do të raportojë ministri i MKRS-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13.00)

Mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së. (Hotel Sirius, ora 13.30 – pamje, konferenca për media në ora 15.00).