Ngriten zëra për dorëheqjen e shefit të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell

Më shumë se 80 parlamentarë të BE’së kërkojnë̈ dorëheqjen e shefit për Politikë të Jashtme të BE’së, Josep Borrell, shkruan e përditshmja suedeze, Dagens Nyheter, përcjell portali PaRrotlla.

Në radhën e parlamentarëve që kërkojnë dorëheqjen e Borrellit efshtë̈ edhe Arba Kokalari, nga Partia Moderate e Suedisë.

Shefit për Politikë të Jashtme të BE’së i kërkojnë̈ dorëheqjen për shkak se vizita e tij në Moskë ishte një fiasko dhe ka dëmtuar BE’në.

Ndërkaq, Borrell mbron vizitën e tij duke theksuar se politika e jashtme nuk mund të reduktohet vetëm në deklarata me shkrim.

Vetëm gjatë kohës kur po bisedonte me ministrin rus për Punë të Jashtme, Sergej Lavrov, shefi i Politkës së Jashtme të BE’së, Josep Borrell, dhe këshillëtarët e tij mësuan se Rusia kishte dëbuar tre diplomatë, njëri nga ata është një diplomat suedez. /PaRrotlla