Nis evakuimi i civilëve nga Mariupol përmes ndërhyrjes së OKB-së

Organizata e Kombeve të Bashkuara po kryejnë një “operacion kalimi të sigurt” për civilët nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol, tha të dielën një zëdhënës i zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Operacioni filloi më 29 prill dhe po koordinohet me Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Rusia dhe Ukraina, tha zëdhënësi, Saviano Abreu, për ‘Reuters’.

Abreu deklaroi se operacioni në punishten e çelikut ka nisur të shtunën në mëngjes.

Ai shtoi se nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për të mos rrezikuar sigurinë e të evokuarve dhe autokolonës.