Nis protesta e opozitës (video drejtpërdrejt)

Pa u fshirë gjurmët e bojës dhe të zjarrit nga godina e kryeministrisë, opozita ka thirrur në një tjetër protestë mbështetësit e saj.

Policia ka vendosur gardhin metalik mbrojtës për tubimin dhe në planin e ruajtjes së rendit janë angazhuar 1700 efektivë policie. Këtë herë policia ka rrethuar edhe KQZ nga ndonjë tentative e protestuesve për të sulmuar këtë institucion.